Ministri i brendshëm serb Daçiq për vizitë në Maqedoni, ja agjenda

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nesër, më 10 tetor, në Kumanovë do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe. Toshkovski, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç bëhet e ditur Daçiq gjatë mbrëmjes do qëndroj në një darkë të veçantë, ndërsa nesër do vijon agjenda zyrtare.

Marketing

Në fund të korrikut të këtij viti në Beograd, ministri Daçiq pati një takim me ministrin Toshkovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë, ku u bisedua për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

Sipas mediave në Serbi, temë e bisedimeve në Kumanovë janë problemi me emigrantët.

Marketing