Ministri i Emirateve Arabe: Tek ne jetojnë 12 mijë shqiptarë, bëjnë një punë të mirë

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

Marketing

Diplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe u shpreh se presin me padurim bashkëpunimin e ri me Shqipërinë.

Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

Ndër të tjera ministri u ndal tek marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Kosovës, e cila sipas tij është jashtë mase inkurajuese, ndërkohë që tha se do të punojnë gjithashtu për të normalizuar edhe situatën mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka kaq shumë gjëra të mira që po ndodhin, por ka edhe shumë gjëra që do të bëjmë. Sipas bisedës që bëmë bashkë me kolegët për energjinë, infrastrukturën dhe turizmin, përmes jush kryeministër do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet dhe kanë bërë një punë kaq të mirë. Në do të bëjmë gjithçka të mundur për ta që të ruajmë kontaktet në vend por edhe që ata mos të ndjejnë mallin për shtëpinë. Kryeministër dua të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen të punojnë me miqtë e tyre në Ballkan duke vlerësuar paqen dhe duke respektuar të shkuarën dhe historinë. E shohim procesin e normalizimit midis Shqipërisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. E mbështesim fort atë dhe do të punojmë për tu siguruar që normalizim i Kosovës dhe Serbisë të jetë i suksesshëm. Pres me padurim të punojmë ngushtë me ju”, u shpreh ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.