Ministri i jashtëm gjerman sot vjen në Shkup

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Agjenda e tij parasheh takime me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski, por janë planifikuar edhe takime të tjera.

Marketing

Zhvillimet e brendshme politike dhe rajonale, mosmarrja e datës për fillimin e negociatave në Samitin e Brukselit si dhe prioritetet e vendit janë në fokusin e takimeve të kreut të diplomacisë gjermane. Në tryezën e takimeve do të bisedohet edhe për bashkëpunimin dypalësh.

Marketing