Ministri i Jashtëm italian nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë.
Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.
Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në disa nga vendet e prekura nga tërmeti.

Marketing