Timço Mucunksi, Ministër i Jashtëm
“Së pari, personelit në Ministrinë e Jashtme pas përfaqësive tona diplomatike-konsullore. Dhe si shembullin më klasik, jap faktin që ne kemi vetëm dy diplomatë në ambasadën tonë në Uashington, një ambasador plus një diplomat tjetër të ri, në një vend që është partneri ynë strategjik dhe me të cilin kultivojmë marrëdhënie të shkëlqyera jo vetëm në politikë, por edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në fushën e ekonomisë dhe të gjitha ato çështje të tjera. Përfshirë këtu, ky është një vend ku kemi një diasporë të madhe”.
I pyetur se cilat ambasada janë më prioritetet, ministri tha se nuk ka një ambasadë apo konsullatë që nuk është prioritet për të. Megjithatë, ai veçoi Parisin dhe Misionin e Përhershëm të OKB-së.
Timço Mucunksi, Ministër i Jashtëm
“Është e vërtetë që rrjeti ynë nuk është i madh, ne kemi një rrjet diplomatik të mesëm, ndoshta adekuat të asnjë përfaqësi diplomatike dhe konsullore por nuk duhet të lëmë asnjë përfaqësi diplomatike dhe konsullore (PDK) bosh sepse statusi i përfaqësisë diplomatike dhe konsullore kur ka një ambasador apo konsull të përgjithshëm është më i fuqishëm se nëse ka vetëm një ushtrues detyre. Sigurisht që do të theksoja se ne ende nuk kemi një ambasador në Paris, Franca është një vend i rëndësishëm. Siç e dini, me kthimin e ambasadorit Fërçkoski misioni ynë i përhershëm është i zbrazët, pozita jonë në OKB është e zbrazët, por po e përsëris se nuk ka vend që nuk është i rëndësishëm për ne”.
Kujtojmë se, Ljubomir Fërçkoski u tërhoq nga posti i ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork. Po ashtu, ai ishte ai është thirrur në një bisedë në MPJ për parregullsi financiare të dyshuara në funksionimin e zyrës së përfaqësimit. Ndërkaq, biseda me shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, nuk është realizuar për arsye shëndetësore të Fërçkoskit.