Ministri i jashtëm turk, të premten viziton Kosovën

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ndërkaq, pas përfundimit të kësaj vizite, Fidan nuk do të kthehet menjëherë në vendin e tij.

Siç raporton Klankosova.tv, ai planifikon të qëndrojë edhe në Kosovë.

Ai do të vijë në Prishtinë të premten, 6 shtator, për një vizitë zyrtare.

“Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

“Ministri Fidan do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, ku Turqia ka komandën e saj që nga tetori i vitit 2023”, është thënë në një njoftim të MPJ-së turke.

Kurti dhe Fidan janë takuar më 31 maj të këtij viti në Ankara, kur shefi i diplomacisë turke e kishte pritur në një takim zyrtar shefin e ekzekutivit kosovar. Ministri turk ka takuar në së paku dy raste edhe homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Më 3 shtator, Turqia arrestoi një shtetas të Kosovës, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi. /Klankosova.tv

Marketing