Ish-ministri përgjegjës për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq është emëruar në postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi.
Emërimi i tij u bë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ku kaluan disa vendime të rëndësishme.
Zoran Shapuriq është kuadër nga Partia Liberal – Demokrate dhe se ai deri tani ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit, i angazhuar si ministër pa portofol, por me detyra për kompanitë vendore.
Në vend të tij në postin e ministrit erdhi Hisen Xhemaili nga radhët e BDI-së.