Ministri i shëndetësisë i Zaevit e trajton babain nëpër spitale private

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe e ka dërguar babain e tij për trajtim në një spital privat në Shkup, për vendosjen e një stenti për shkak të problemeve kardiovaskulare, njofton portali SDK.

Marketing

Për këtë, ministri Filipçe është vënë në shënjestër të kritikave të opinionit, duke i shtruar pyetje se sa i beson shëndetësisë publike dhe përse babai i tij që po ashtu ka qenë ministër, nuk është shtrirë në klinikat e Shkupit, por në një spital privat.  Ministri Filipçe ka thënë se ai i beson shëndetësisë publike, por se bëhet fjalë për të drejtën e pacientit për të zgjedhur mjekun, tek i cili ka besim.