Ministri italian jep lajmin e keq për futbollin në Itali

Rifillimi i sezonit aktual të Serisë A është vënë në pikëpyetje të madhe.

Marketing

Madje dhe vetë ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, është treguar skeptik gjatë një interviste me “Rai2”.

Spadafora deklaroi se nuk ka shumë besim te rifillimi i kampionatit apo qoftë edhe stërvitjes në datë 4 maj.

Ai gjithashtu njoftoi se takimi i radhës me federatën do të mbahet ditën e mërkurë, ku dhe do të prezantohet një protokoll në lidhje me rifillimin e stërvitjes.

“Të mërkurën do të mblidhemi me federatën, e cila do të prezantojë në detaje një protokoll të hartuar kryesisht për stërvitjen. Do ta analizojmë së bashku. Gjithsesi, unë sot nuk kam besim as në rifillim e kampionatit dhe as në rifillimin e stërvitjes në datën 4 maj”, theksoi Spadafora.

Marketing