Republika e Maqedonisë si kryesuese e Komunitetit Energjetik më datë 29 nëntor në Shkup do të mbledh Këshillin e 16-të të Ministrave të Komunitetit Energjetik. Këshilli do të kryesohet nga Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë dhe znj. Megan Riçards, Drejtoresh e Politikës Energjetike në Komisionin Evropian. Fjalime përshëndetëse do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i RM-së, Koço Angjushev.
Këshilli do të mbahet prej ores 9:15 deri 12:15 dhe do të jetë i mbyllur për media ashtu siç është praktikë e zakonshme për çdo mbledhje të Këshillit. Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit, përfaqësuesit e mediave do të ftohen për fotografinë familjare, pas së cilës do të ketë edhe konferencë për media.
Bashkësia Energjetike është organizatë ndërkombëtare e cila afron Bashkimin Evropian me fqinjët e saj për të krijuar treg të integruar dhe të qëndrueshëm energjetik në gjithë Evropën.Këshilli i 16-të Ministror i Komunitetit Energjetik, nën kryesimin e RM-së do ti mbledh ministrat përgjegjës për energjetikë të nëntë palëve nënshkruese të Marrëveshjes me Komunitetin Energjetik (Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kosovën, Republikën e Maqedonisë, Serbinë dhe Ukrainën) dhe Bashkimi Evropian.