Ministri Kreshnik Bekteshi pozitiv me koronavirus

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka informuar se pas testimit të realizuar sot për Covid-19, ka rezultuar pozitiv.

Marketing

Ministri Bekteshi bën apel edhe njëherë deri tek qytetarët për respektim të masave mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve.

“Të nderuar miq,familjarë
Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.
Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!
Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!
Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, ka shkruar ministri Kreshnik Bekteshi në facebook.