Ministri Limani zhvilloi takim me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin.

Marketing

Në takim, i cili ishte takimi i parë protokollar, të dyja palët shprehën kënaqësinë dhe besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë me përpjekje të përbashkëta për të rritur intensitetin e tij.

 

Bashkëbiseduesit folën për shkëmbimin e përvojave pozitive në fushat nën kompetenca të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me theks në avancimin e mbrojtjes sociale, politikave për familjet dhe të rinjtë.

 

Theksi u vu edhe në avancimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht duke mundësuar përfshirjen digjitale për këta persona. Shteti i Katarit është një frymëzim për përparimin e madh në këtë fushë dhe sheikja Moza ka merita të veçanta, nëna e emirit aktual të Katarit.

 

Ambasadori i Katarit i bëri ftesë ministrit Limani për të vizituar vendin e tij, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat nën kompetencën e tij.