Ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Lansbergis sot viziton Shkupin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Landsbergis do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku, siç njoftoi MPJ-ja në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

Krahas takimit me Osmanin, ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.