Ballina Lajme Maqedoni Ministri Lloga: Duhet të rritet kontrolli dhe sanksionimi ndaj gjykatësve që pengojnë...

Ministri Lloga: Duhet të rritet kontrolli dhe sanksionimi ndaj gjykatësve që pengojnë drejtësinë

Një ndër veprimet më urgjente për të rikthyer drejtësinë në vend, sipas ministrit Krenar Lloga, është rritja e masës së disciplinës, dënimeve dhe shkarkimeve të gjykatësve. Kjo është ajo që duhet kryer dhe unë do të kem takime edhe me këshillin gjyqsor dhe atë prokurorial, edhe me prokurorin e përgjithshëm, por edhe me kryetarë gjykatash, vlerëson kreu i drejtësisë në vend. Në një intervistë për Alsat-M, ai tha se lëndë të cilat kanë ndjeshmëri publike duhet të kalojnë me vëmendjen e nevojshme që këto raste të marrin dënimin e merituar. Duke folur për këtë temë ai përmendi një rast eklatant se si gjykatësit porotë, kanë mundësinë që të sabotojnë proceset vetëm me një tërheqje nga pozicioni dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

Marketing

“Edhe unë ndaj shqetësimin e publikut në këtë aspekt. Madje një nga rastet të cilët ndoshta ka dy javë që nuk është kaq madhor dhe më treguan se gjykatësit porot të cilët janë pjesë e sistemit të drejtësisë, nuk ka asnjë masë sanksnionuese nëse ata tërhiqen ose shkojnë dhe krijojnë këtë precedent dhe përsëritet lënda prej fillimit. Domethënë ata futen aty si gjykatës porot, nuk kanë mjete minimale për këtë punë dhe larg qoftë dikush që ka interes më të madh mund t’ju japë edhe atyre diçka në kuptimin financiar që ta zvarrisë ose vjetërsojë lëndën dhe në këtë rast do të propozojmë që edhe gjykatësit porot të dorëzojnë listë anketuese të pasurisë në mënyrë që edhe ato t’i nënshtrohen këtij sistemi dhe masë penale nëse ata e keqpërdorin këtë të drejtë”, u shpreh ministri Krenar Lloga.

Exit mobile version