Ministri Lutkov pret në takim Andi Ismailin: Gostivarasi i ri është frymëzim për të gjithë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran lutkov, ka takuar kampionin botëror për herë të pestë në vallëzim modern, Andi Ismaili.

Marketing

“Gostivarasi i ri është frymëzim për të gjithë ne”, tha ministri Lutkov, i cili e përgëzoi Andin për suksesin e tij, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një arritje të madhe, por edhe një dëshmi të përkushtimit, talentit dhe punës së tij të palodhur.

“Jam i sigurt se ky është vetëm fillimi i karrierës suaj të suksesshme. Andi vazhdo të vallëzosh me të njëjtin pasion dhe përkushtim dhe dije se e gjithë bota është para teje”, tha ministri Lutkov.

Ministri uroi për çmimin më të lartë të fituar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Kielce të Polonisë dhe mentoren e Ismailit, Andrijana Petkovski nga studioja “Brejk a Leg” dhe koreografin Karoll Mentoll nga Polonia.

Ndryshe, në mesin e 72 valltarëve nga e gjithë bota, Andi dominoi në kategorinë “Improvizim i Arteve performuese” dhe përveç medaljes së artë, fitoi edhe medaljen e argjendtë në kategorinë “Baleti modern solo për të rinj”.