Ministri Murtezani nesër për vizitë pune në Finlandë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Finlandës.
Në kuadër të vizitës, MÇE Murtezani do të zhvillojë takime me Ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Joakim Strand, dhe Ministren për Punë të Jashtme, Elina Valtonen.
Në takime do të diskutohen tema në kontekst të dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut, mbështetja finlandeze për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, avancimi i marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës, proceset reformuese në Maqedoninë së Veriut, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht përmes Tuining instrumentit.

Marketing
Marketing