Mjedisi jetësor është lartë në agjendën politike të Iranit, është theksuar në takimin e sotëm të ministrit të Ekologjisë Naser Nuredini me ambasadorin e Iranit, Hosein Karimi.
“Drejtoria e mjedisit jetësor është organizatë speciale qeveritare, i udhëhequr personalisht nga presidenti i Iranit, institucion i gatshëm të bashkëpunojë në tema të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e pres shërbimit të Ministrisë së Ekologjisë.
Ministri Nuredini ka shprehur kënaqësinë rreth gjetjes së temave të përbashkëta qeveritare për bashkëpunim në balancën mes zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfitimit ekonomik.