Ministri Nuredini takoi ambasadoren Rejçell Gallovej

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut E.S. Rejçell Gallovej.

Marketing

Ambasadorja Gallovej vuri në dukje se mbështetja e tyre synon në parimet e qeverisjes së mirë dhe sundimin e ligjit në procesin e vendimmarrjes dhe zbatimit të vendimeve. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi është i fokusuar në sektorin joqeveritar dhe në komunat.

Ministri Nuredini e shprehu respektin dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e ofron në proceset e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në hartimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e energjisë.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për sfidat me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut do të përballet në procesin e negociatave me Kapitullin 27 “Mjedisi dhe Klima” dhe për gjetjen e zgjidhjeve afatgjate për menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ministri Nuredini i përcolli përpjekjet e tij për krijimin e bashkëpunimit me donatorët, sektorin joqeveritarë, sektorin civil dhe komunat.”