Takimi ka ndodhur në Bruksel, ku të dy kryediplomatët patën premierën në takimin ministror të Këshillit Verio-Atlantik të NATO-s. “Rast i mirë dhe kënaqësi personale të takohem me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, këtu në Bruksel, gjatë Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
Koincidencë interesante ishte edhe fakti që të dy në këtë rast kishim premierat tona në selinë e Aleancës; për herë të parë edhe administrata e re amerikane ishte me prezencë fizike këtu në selinë e NATO-s, e përfaqësuar nga Sekretari Blinken. Këtu në Bruksel, kjo shkaktoi interes të veçantë dhe kënaqësi për të gjithë pjesëmarrësit; Lidhjet transatlantike janë lartë në Agjendën e këtij takimi si një nga temat kryesore të sesioneve të Këshillit”, është deklaruar Osmani pas takimit me Blinken.
Ndryshe, Osmani sot për herë të parë fizikisht është ulur në tavolinë me krerët e shteteve anëtare të NATO-s, si anëtarë të barabartë.