Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër (12 nëntor 2020), në ora 11.00 do të prezantojë konceptin e ri të Diplomacisë Ekonomike, i cili buron nga prioritetet e Misionit të mandatit të MPJ.Gjatë konferencës tematike për shtyp, Osmani do t’i shpjegojë hapat e ndërmarrë me qëllim që të promovojë model të suksesshëm të diplomacisë ekonomike, e cila duhet të rezultojë në mbështetjen e ekonomisë vendore, hapjen e tregjeve të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.