Ministri i Punëve Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani, priti në një takim, Gjergj Dedaj, Ambasador i Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut!.
Temë boshte e këtij takimi të ngrohte ishte situata e rëndë me virusin Covid-19, bashkëpunimi dhe solidariteti i dy vendeve tona për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë, duke siguruar vaksinat anti-Covid dhe mbrojtur shëndetin publik, pastaj zhvillimet politike në dy vendet tona fqinje dhe mike, si dhe puna e mirë dhe me përkushtim që po e bënë MPJ dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut, drejt procesit të integrimeve euro-atlantike, të cilat janë në dobi të paqes, progresit, sabilitetit dhe perspektives europiane të gjithë rajonit dhe tërë kësaj pjese të Europes Juglindore!