Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Dejvid Gir, sot në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane do të mbajnë takim protokollar.
Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp.
Me miratimin e Ligjit të ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, ish-Sekretariati për Çështje Evropiane u shndërrua në Ministri për Çështje Evropiane, e cila do të koordinojë dhe harmonizojë punën e organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe institucioneve të tjera për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa do t’i koordinojë edhe çështjet për negociata për anëtarësim në BE.