Ministri Shaqiri: Jemi gjithkund ku flitet për digjitalizimin

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, merr pjesë në eventin, Sistemi global për komunikime mobile (GSMA), organizuar Mobile World Capital Barcelona.

Marketing

Temat kryesore të këtij eventi janë:
 Konektiviteti
 Teknologjia kreative
 Shoqëria e së ardhmes
 Startup inovacionet
 Industria e konektuar
 Inteligjenca artificiale
 Siguria e rrjeteve

GSMA MWC Barcelona është një event shumë i madh, ku marrin pjesë përfaqësues të shumë ministrive nga shtete të ndryshme të Europës dhe kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme që operojnë në industrinë e komunikimeve elektronike.

Gjatë kësaj vizite, ministri Shaqiri do të zhvillojë takime të shumta bilaterale dhe me përfaqësues të kompanive më të mëdha në industrinë e komunikimeve elektronike.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencave, në mënyrë që procesi i digjitalizimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut të përshpejtohet akoma më tepër. Përveç shkurtimit të kohës, synojmë që të rrisim edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore.

Marketing