Ministri Shaqiri në konferencën përfundimtare „Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror“

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dr. Jeton Shaqiri, u drejtua në Konferencën përfundimtare të Komponentit 2: Përmirësimi i kornizës së autorizimeve konkrete, në suaza të IPA 2017 – Projekti „Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror“.

Marketing

Ministri Shaqiri, theksoi se vendosja e linjave të qarta të llogaridhënies, strukturës institucionale koherente të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit të pushtetit qendror, si dhe ndarjes së qartë të funksioneve dhe të politikave nëpërmjet bashkimit të tyre, të ndërprerjes ose të krijimit, është hapi i parë drejt ndërtimit të sistemeve demokratike, administratës së qëndrueshme dhe sistemit të fortë institucional, të themeluar në parimin e sundimit të së drejtës.

,,Profesionalizimi i administratës është një prej qëllimeve kryesore të procesit të Reformave të Administratës Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me përcaktimin e Sferës prioritare 2: Shërbimi publik dhe udhëheqja me burimet njerëzore e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike, një prej masave mbi realizimin e Qëllimit të veçantë – Depolitizimi i Administratës nëpërmjet praktikimit të përforcuar të parimeve meritore (merit), mundësi të barabarta dhe përfaqësim i drejtë dhe adekuat, si dhe profesionalizim të pozitave të larta udhëheqëse (senior civil service), është vendosja e shërbimit të lartë udhëheqës në administratë. Qëllimi kryesor i vendosjes së Shërbimit të Lartë Udhëheqës është avancimi i shërbimeve publike, kontributi më i mirë ndaj modernizimit të administratës shtetërore dhe përforcimi i qeverisjes së mirë, si parim imanent i punës në administratën publike”, theksoi ministri Shaqiri.

Sistemi i Shërbimit të Lartë Udhëheqës duhet të sigurojë arritjen e dy qëllimeve kyçe:
1. Udhëheqës të Lartë Profesionalë – të përzgjedhur në bazë të kompetencave të tyre; dhe
2. Vendosja e raporteve të besimit dhe përgjegjësisë ndërmjet të personave të emëruar dhe të përzgjedhur politikisht dhe udhëheqësve të lartë.

Sipas ministrit Shaqiri, vendosja e sistemit të Shërbimit të Lartë Udhëheqës dhe strukturës së re ‘arkitektonike’ të riorganizimit/optimizimit të sektorit publik, do të thotë racionalizim dhe reduktim të numrit të vendeve të larta udhëheqëse. Prandaj, është me rëndësi të veçantë, përfshirja e përgjithshme dhe mbështetja në procesin e profesionalizimit të sektorit publik, vendosja e institucioneve më efikase, më efektive dhe sa më afër qytetarëve.

Në aspekt të komponentit të dytë dhe përmirësimit të kornizës së autorizimeve diskrete, përfituesi kryesor i së cilit është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa një pjesë e këtyre analizave i përfshijnë autorizimet diskrete gjatë punësimit në sektorin e shëndetësisë, të arsimit dhe të kulturës, por i referohen edhe kompetencave të Minsitrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Shaqiri theksoi:

,,Në Qeveri veçmë njihet nevojitja e auditimit të sistemit të autorizimeve diskrete, që të mundësohet praktikimi i tyre në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Një pjesë e tyre i referohen edhe autorizimeve diskrete gjatë punësimit. Në këtë sferë, në zbatim janë më tepër ligje, të cilët përmbajnë dhe krijojnë mundësi lidhur me autorizimet diskrete. Ligji i Nëpunësve Administrativë, Ligji i të Punësuarve në Sektorin Publik, Ligji i Marrëdhënieve të Punës janë një pjesë e tyre. Do t’i studiojmë me kujdes analizat dhe rekomandimet dhe do të përkushtohemi për implementimin e tyre adekuat, me qëllim që në mënyrë plotësuese të përmirësohet dhe korniza institucionale dhe ligjore e sferës së punësimeve”, theksoi ministri Shaqiri.

Përndryshe, në konferencën përfundimtare, morrën pjesë Julian Vassallo – zëvendës-shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, z-nja Biljana Ivanovska – Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, z.Ljupço Nikollovski – zëvendësministër i Kryetarit të Qeverisë së Luftës Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore dhe Dr.Sllagjana Taseva – Lidere e Ekipit – Projekti i BE-së ,,Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror”.