Ministri Shaqiri takoi dy gjenitë e rinj të matematikës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot ka takuar dy nxënës të shkollave fillore, Makedon Dimitrovski dhe Ili Morina për të cilët matematika është si një lojë argëtuese.

Marketing

Ata janë gjeni të rinj të matematikës. Përderisa Makedoni i ka vetëm 7 vjeç dhe i zgjidh shumë lehtë detyrat e dedikuara për nxënësit e shkollave të mesme, 13-vjeçari Ili ju mban orë të matematikës dhe fizikës studentëve nga vendi dhe në botë.

“Makedon Dimitrovski dhe Ili Morina janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut. Talenti i tyre, dëshira për të mësuar dhe përkushtimi duhet të na nxisin të gjejmë mënyrat më të përshtatshme për t’i mbështetur ata. Ato janë dëshmi se vendi ynë ka një potencial të shkëlqyer kuadrosh që kërkon përgjigje institucionale që të mund të realizohet plotësisht. Në këtë drejtim janë edhe angazhimet tona si ministri e Arsimit dhe Shkencës t’u japim atyre mundësi për edukim cilësor për të zhvilluar kreativitetin dhe inovacionin, me çka do t’u sigurojmë kushte të mira për avancim, realizim dhe punë. Pikërisht ајо është qëllimi i reformave në arsim të mundësojmë realizimin e këtyre potencialeve të jashtëzakonshme”, theksoi ministri Shaqiri pas takimit.

Mbështetja për talentët, siç shpjegoi Shaqiri, fillon me identifikimin e tyre në të cilin është i pashmangshëm roli i mësimdhënësve të cilët më pas punojnë me këta fëmijë. Gjithashtu, me një sërë politikash, masash dhe aktivitetesh vlerësohet, stimulohet dhe inkurajohet puna e nxënësve të talentuar, krijues dhe të talentuar.