Ministri Tripunovski në Mal të Zi nënshkroi Protokollin e bashkëpunimit me ministrin Jokoviç

Sot në Mal të Zi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dhe Vladimir Jokoviç, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, nënshkruan Protokollin për bashkëpunim shkencor, teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë ndërmjet ministrive.

Marketing

Sipas Protokollit të nënshkruar, të dy vendet do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë (hortikulturë, blegtori, pemëtari, vreshtari dhe mbrojtje të bimëve), zhvillimit rural, veterinarisë, sigurisë ushqimore, industrisë ushqimore, ujërave dhe pylltarisë, duke mundësuar:

• Shkëmbim të informacionit shkencor dhe teknik dhe të dokumentacionit;

• Shkëmbim të rezultateve të kërkimeve të publikuara dhe të verifikuara nga institucionet kompetente, si dhe krijimin e aktiviteteve të përbashkëta direkte ndërmjet këtyre institucioneve;

• Shkëmbim të materialit gjenetik dhe biologjik në fushën e prodhimit bimor dhe blegtoral;

• Shkëmbim të përvojave në politikat bujqësore, tregtinë e jashtme, masat specifike për nxitjen dhe mbrojtjen e prodhimit, bujqësisë dhe eksportit të produkteve bujqësore;

• Mbështetje dhe angazhim të përbashkët në krijimin, sigurimin e fondeve për financim dhe realizimin e projekteve rajonale;

• Zhvillimin e organizatave të prodhuesve dhe shoqatave të fermerëve;

• Zhvillimin e shërbimeve këshillimore, etj.

Brenda një muaji nga nënshkrimi i Protokollit, do të krijohet një Grup Pune i përbashkët me detyrë të ndjekë dhe nxisë realizimin e bashkëpunimit në mënyrë të vazhdueshme.

Në mbledhjen e parë, anëtarët e Grupit të Punës do të vendosin për planin e aktiviteteve lidhur me fushat e bashkëpunimit të rënë dakord.

Grupi i Punës do të mbajë mbledhje të rregullta të paktën dy herë në vit, duke u alternuar në të dyja vendet.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave do të thellohet më tej në periudhën e ardhshme.