Ministri Xhemaili takon sipërmarrësit e Manastirit

Ministri i obliguar për investime vendore Hisen Xhemaili sot në kuadër të mbledhjes së Qeverisë në Manastir ka realizuar takim edhe me sipërmarrësit e këtij qyteti.

Marketing

Me sipërmarrësit e Manastirit
në kuadër të mbledhjes së
Qeverisë në Manastir

Komunikimi i drejtëpërdrejt me sipërmarrësit duke biseduar ballë për ballë dhe vizitat në biznese janë mënyrat e duhura për të kuptuar më mirë problematikat dhe ecurinë konkrete të biznesit.

Kësaj radhe në Manastir te kompania MIGROS dooel, bashkë me kryetarin e komunës Dollnen z.Xhemil Qamili dhe sekretarin Urim Ibesku, biseduam me pronarin e kompanisë për prodhimin e miellit dhe produkteve të bukës me z. Ejup Fejzovski mbi problemet kryesore që i shqetësojnë dhe natyrisht edhe për problematikat që duhet të adresohen me kujdes.

Biznesi i familjes Fejzoski është një nga bizneset e konsoliduara, me shumë impakt ekonomik jo vetëm në rrethin e Manastirit por edhe më gjërë!

Njoftuam pronarin z.Ejup për masat stimuluese që ofron shteti, kompanitë që kanë të drejtën e konkurrimit, dhe procedurat që duhet të ndiqen për të qenë përfitues i ndihmës shtetërore!