Ministria e Brendshme e Kosovës publikon bilancin e sulmeve të protestave në Veri

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar të dhëna që tregojnë numrin e të lënduarve, sulmeve dhe automjeteve të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme në Veri të Kosovës.

Marketing

Përmes një postimi në rrjete sociale nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftohet se që nga java e kaluar në veri janë regjistruar 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 zyrtarë policorë dhe 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar nga ku tre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur brutalisht ndërsa janë dëmtuar 7 automjete të policisë, ku dy prej të cilave janë djegur tërësisht.

Në komunikatën për media të dërguar thuhet se dhuna është shkaktuar nga “bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi”, të cilat mes tjerash thuhet se kanë pasur qëllim “shkaktimin e dëmeve materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë dhe raportimit”.

Sipas kësaj komunikate, nxitja e konflikteve ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë.

Ministria shkruan se këto numra dëshmojnë që protestat të cilat sipas saj nuk kanë paqësore, janë të milicisë fashiste dhe jo të qytetarëve.

https://www.facebook.com/RKS.MPB/posts/629099965930382