Ministria e bujqësisë me fushatë promovuese të përdorimit të fondeve IPARD në komunën Saraj

Sot në hapësirat e komunës Organi menaxhues i IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Burimeve Ujore filluan me organizimin e një fushate promovuese me qëllim prezantimin dhe rritjen e mundësive të përdorimit të fondeve nga programi IPARD për përdoruesit e mundshëm.

Marketing

Në këtë takim u biseduan disa tema por më të veçuara ishin :

👉 Investimet në asetet bazë të ekonomive bujqësore (investimet në ndërtimin e fermave, blerjen e traktorëve dhe makinerive bujqësore, investimet në përpunimin e prodhimit të vet bujqësor, ngritjen e plantacioneve të reja, etj.)
👉 Investimet në asetet bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore (ndërtimi i objekteve përpunuese – thertore, mullinj, prodhimi i produkteve të mishit, kantinat e verës, përpunimi i frutave dhe perimeve – pajisja me makina, etj. …)
👉 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve në zonat rurale (mbështetja e të gjitha kapaciteteve prodhuese, e të gjitha aktiviteteve që ndodhen në zonat rurale)
Përfaqësues të Trupit Menaxhues IPARD dhe përfaqësues të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural morën pjesë në këtë aktivitet si prezantues.