Ministria e Bujqësisë: Thirrje publike për masat nga programi IPARD 3

Qeveria përmes Ministrisë së Bujqësisë kanë bërë publike thirrjet publike për masa 1 dhe 7 nga programi IPARD 3. Sipas këtij dikasteri IPARD Programi është një tregim i suksesit për RMV, e cila vendit tonë i ka sjellë sukseset më të mëdha.

Marketing

RMV është lider i rajonit për ndihën që marrim nga Institucionet Europiane për modernizim të bujqësisë. Sipas Ministrit të Bujqësisë Lubço Nikollovski përkrahja financiare nga programi IPARD 3 do të jetë pranimi i 60 për qind të mjeteve të shpenzuara, apo 50 për qind të mjeteve do ti marrin pasi të nënshkruajnë kontratën që i lehtëson bujqëit që mos të marrin mjete nga bankat, por të punojnë me mjete të Bashkimit Europian.

“Shkalla e finansimit nga Programa IPARD 3 do të jetë mbulimi i shpenzimeve të pranuara deri më 60 për qind, apo 70 për qind të mjeteve të harxhuara nëse bëhet fjalë për bujq të rinjë. Dhe kjo është një ndihmesë shumë e madhe për secilin që dëshiron të investon, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme 50 për qind nga shuma që duhet të harxhohet të paguhen si avans, pra para fillimit të projektit, që nënkupton se bujqit nuk kanë arsyje të futen në borxhe nëpër banka. Pra këto 50 për qind të mjeteve do ti marrin menjëher pasi të nënshkruhet kontrata, ndërsa me programin IPARD3 nëse bujqve I duhet maqineri, ajo mund të sillet nga cili do vend, gjë e cila nuk ka qenë shembull në programet tjera”, u shpreh ministri i Bujqësisë Lubço Nikollovski.

Sipas Qeverisë, RMV në këto 6 vite ka treguar se si mund të shfrytëzohen mjetet nga Institucionet Europiane si nga progami IPA Programi, ashtu edhe nga Programi IPARD, gjë e cila nuk ka qenë shembull para 6 viteve, sepse në të kaluarën sipas Qeverisë këto mjete ishin kthyer, sepse nuk ka pas interesim për shfrytëzimin e të njëjtave.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë vetëm nga Programi IPARD 2 RMV ka pasur në dispozicion 60 milion euro, ndërsa tani në Programin IPARD 3 do të jenë në dispozicion plotë 97 milion euro mjete të pa kthyeshme.