Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri, iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit. Ky pajtim është në pajtim me vendimin e fundit të Qeverisë të mbajtur më 11 shkurt, e cila e angazhoi Ministrine e Drejtësisë, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Kocevskit. Në një komunikatë për media, nga dikasteri i Drejtësisë e arsyetojnë vendimin për nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit.
“Periudhën e kaluar ishim dëshmitar të një sërë skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, prishje të marëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të paligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në përndjekjen penale dhe shkelje e principeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë e kryerjes së funksionit të prokurorëve të Prokurorisë së Lartë Publike”, thuhet në njoftimin e Drejtësisë.