Ministria e Drejtësisë: Ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit

Ministria e Drejtësisë, e cila me procedure të përshpejtuar është duke i përkthyer dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevski, informon se përmes akteve tjera juridike do të kërkojë kthimin e ish-kryeministrit në Maqedonisë, për shkak se nuk ka marrëveshje ekstradimi me shtetin hungarez.

Marketing

Normat juridike, përmes të cilave do të kërkohet ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, Konventa Evropiane për ekstradim e vitit 1957 dhe dispozitat e Marrëveshjes ndërmjet Ish- Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe ish Republikës Popullore të Hungarisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike nga viti 1968.

Maqedonia dhe Hungaria më 20 mars të këtij viti kanë nënshkruar një Marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim policor. Të njëjtën e miratoi Kuvendi, duke votuar mes tjerash edhe për bashkëpunimin kundër kalimit ilegal të kufijve. Por, në këtë marrëveshje nuk ceket Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar për çështjet penale dhe ekstradim.

Marketing