Kusht për fillimin e negociatave me BE-në nuk është miratimi i çfarëdo lloj ligji për prokurorinë publike, por një ligj cilësor që do të mundësojë të drejtën dhe drejtësinë dhe dënimin e kriminelëve në vendin tonë.
Për fat të keq, orientimet që i merr kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski nga menaxheri i tij nga Budapesti, të cilat janë shkrirë në amendamente, janë kundër parimeve të mbizotërimit të së drejtës dhe drejtësisë në vendin tonë, citohet në reagimin me shkrim nga Ministria e Drejtësisë në deklaratën e Hristijan Mickoskit.
Kjo ministri e thekson pajtueshmërinë e saj lidhur me rëndësinë e menaxhimit të procesit të miratimit të këtij ligji, që siç theksojnë, duhet të hapë negociatat me BE-në për vendin tonë.
“Ligji më vete mban pasoja të forta për autorët e veprave penale. Kjo paraqet një vështirësi të veçantë në menaxhimin e procesit që duhet të mundësojë vazhdimin e ndjekjes penale dhe finalizimin e procedurave gjyqësore kundër funksionarëve aktualë dhe ish funksionarëve të lartë të partive politike, që tani duhet ta përkrahin këtë ligj.
Thjesht, rëndësia e këtij ligji është se i prek një numër të madh të palëve prej të cilave pritet përkrahje në Kuvend me qëllim të fillimit të negociatave me BE-në”, citohet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.