Ministria e Drejtësisë pret dokumentet nga Gjykata për ekstradimin e Gruevskit

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Gjykata që t’i siguroj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mbi procedurën për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Marketing

Dikasteri Drejtësisë pret që gjyqi t’i sigurojë të gjitha dokumentet, përfshi edhe vendimet gjyqësore me qëllim kompletimin e kërkesës për ekstradimin e të arratisurit Gruevski.

Ndërkohë, në ministrinë me të cilën udhëheq Renata Deskoska është duke u përgatitur arsyetimi i ekstradimit të Gruevskit në gjuhën hungareze dhe angleze. Nëse jo deri në fund të javës, nga e hëna Drejtësia pritet që zyrtarisht të kërkojë ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze.