Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për punësimin e bashkëpunëtorëve të rinj

Ministria e Drejtësisë ka shpall konkurs për punësimin e 22 personave.

Marketing

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për regjistrat amë kanë nevojë për 22 punëtor për një periudhë të caktuar. Kërkohen kandidatët për bashkëpunëtorët e rinj, referentët dhe referent të rinj. Pagat lëvizin nga 13.160 deri në 22.490 denarë varësisht nga vendi i punës.

Me kandidatët e përzgjedhur, kontrata e punësimit me afat të caktuar do të lidhet për periudhën që përfundon më 31.12.2019.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një letër për interesim, një biografi të shkurtër, dëshmi të shtetësisë dhe një certifikatë të arsimit të përfunduar.