Ministria e ekonomisë demanton: Ka rezerva të mjaftueshme të grurit, nuk ka eksport të pakontrolluar në Kosovë, lajmet e rrejshme dënohen me Ligj

Ka rezerva të mjaftueshme të grurit, nuk ka eksport të pakontrolluar, dhe asesi nuk ka kamionë që nga Maqedonia e Veriut eksportojnë grurë në Kosovë. Ministria e Ekonomisë demanton informacionet që qarkullojnë në disa media se vendi ka rezerva vetëm për 26 ditë.

Marketing

“Disa media raportuan sot se kamionë me grurë nga vendi ynë eksportohen në Kosovë dhe se kemi rezerva vetëm për 26 ditë. Të gjitha mediat e tilla që përhapin lajme të rreme duhet të turpërohen posaçërisht që shpërndajnë deinformata të tilla në këtë situatë krize dhe mjaft të ndjeshme për vendin të shkaktuar nga virusi korona. Ne si Ministri u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve mos të bëjnë panik ngaqë kemi rezerva të mjaftueshme gruri dhe mielli, dhe se gjithashtu kemi marrë vendim për të ndaluar eksportin në vendet e tjera.”
Vazhdimisht po kryhen kontrolle dhe inspektime në teren dhe kufijtë tanë janë të siguruar.
Përkujtojmë se publikimi apo botimi i lajmeve të rreme në përputhje me konkluzionet e Qeverisë është i dënueshëm me ligj.
Bëjmë thirrje deri tek të gjitha mediat që të mos publikojnë lajme të rreme që shkaktojnë panik te qytetarët në këtë situatë krize.

Marketing