Edhe pse në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur tregti me diamante apo përpunim të këtyre gurëve të çmuar, megjithatë Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur rregullativë të re për kontrollimin e diamanteve në Maqedoni.
Në Regjistrin e vetëm të rregullave (ENER) është vendosur Propozim ligji për kontroll të qarkullimit të jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara. Nga Ministria shprehen se me këtë vendim ligjor, Maqedonia do të mund të importojë, certifikojë dhe eksportojë diamante. Me këtë, vendi do të bëhet anëtare e procesit Kiberli me të cilin pengohet tregtia me diamantet e ashtuquajtura “të konfliktit” apo “të përgjakshëm”.
Synimi i propozim- ligjit është rregullimi i regjimit të jashtëm tregtar të diamantit të papërpunuar, duke vendosur sistem të veçantë të kontrollit të cilin, krahas Drejtorisë së doganave, do ta zbatojë edhe Ministria e Ekonomisë si organ kompetent, që gjatë importit të diamantit të papërpunuar do të bëj konfirmimin e validitetit të dokumentacionit lidhur me dërgesën e diamantit të papërpunuar, thonë nga Ministria e ekonomisë.
Me vendimin ligjor do të mundësohet që këto diamante të papërpunuara që do të importohen në Maqedoni të mund të certifikohen në vend, e më pas edhe të eksportohen. Nga Ministria e ekonomisë thonë se kjo nuk do të thotë edhe legalizim i të ashtuquajturave “diamante të përgjakshme”.
Legalizimi i diamanteve të papërpunuara nuk është i mundshëm.
Në Maqedoni do të mund të kryhet importi i diamanteve të papërpunuara nga vendet- anëtare të Kimberlit kur Maqedonia do të bëhet anëtare e procesit Kimberli, për çka nevojitet paraprakisht t’i plotësoj kushtet e paraparë me proces gjegjësisht të vendoset kornizë juridike për import dhe eksport dhe sistem të kontrollit të brendshëm dhe të përmbahemi në të njëjtin.
Republika e Maqedonisë deri më tani nuk ka tregti me diamante të papërpunuara. Madje 99,8% nga tregtia botërore me diamante të papërpunuara zhvillohet vetëm mes 55 anëtarëve të procesit Kimberli, më saktë 82 shtete (BE konsiderohet si një anëtare).
Importi i diamanteve të papërpunuara mund të bëhet me këto kushte:
-duhet të ketë certifikatë e miratuar nga organi kompetent i ndonjë pjesëmarrësi në procesin Kimberli
-duhet të paketohen në mënyrë përkatëse nga pjesëmarrësi gjatë eksportit
-certifikata duhet qartë ta tregojë dërgesën për të cilën bëhet fjalë
Importi i diamanteve të papërpunuara nga Maqedonia në tregjet evropiane dhe botërore do të mund të kryhet vetëm me certifikatë për eksport, që do ta ndante Ministria e Ekonomisë, vetëm nëse:
-eksportuesi siguron dëshmi se diamantet e papërpunuara për të cilat kërkohet certifikatë për eksport janë importuar në mënyrë ligjore
-informacionet e tjera që kërkohen në certifikatë të jenë të sakta;
-diamantet e papërpunuara dedikohen për territorin e ndonjërit nga pjesëmarrësit në procesin Kimberli dhe
-diamantet e papërpunuara të jenë të transportuara në mënyrë përkatëse në kontejnerë me banderola (vula).