Ministria e Ekonomisë uron 28 Gushtin – Ditën e Minatorëve: Vazhdojmë të punojmë për kushte më të mira për minatorët, zhvillim të xehetarisë dhe mbrojtjen e mjedisit

  • Me rasn e 28 gusht – ditës së minatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e
    Ekonomisë u uron këtë festë të gjithë minatorëve.
    Xehetaria përfaqëson bazën e zhvillimit të industrisë në një vend, ndërsa minatorët janë resurs
    i çmuar njerëzor dhe ne jemi të detyruar t’u sigurojmë atyre kushte më të mira të mundshme
    për punë.
    Në këtë drejm, angazhimi i Qeverisë është të sigurojë xehetari të qëndrueshme, duke
    përdorur teknikat më të mira dhe më moderne në këtë industri, ndërkohë ndikimi në mjedisin
    jetësor si dhe mbi shënden e njeriut të minimizohet.
    Ky sektor i rëndësishëm ekonomik, si dhe sektorët shoqërues që ndërlidhen me të kanë mbi
    10,000 të punësuar, ndërsa në prodhimin e përgjithshëm industrial, sektori i minierave dhe
    guroreve merr pjesë me 8.3%. Kjo do të thotë që invesmet në miniera, por edhe mbështetja
    që ofron Qeveria për këtë sektor po japin rezultate.
    Zhvillimi i mëtutjeshëm në këtë sektor është i mundur vetëm përmes invesmeve të
    vazhdueshme në modernizimin e sektorit, të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit dhe
    inkurajojnë zhvillimin ekonomik lokal.
    Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë akvitetet e
    plani4kuara në sektorin e minierave me ritmin e njëjtë, të cilat do të rezultojnë në
    përmirësimin e ndjeshëm të Ligjit për burime minerale dhe akteve nënligjore, të udhëhequr
    kryesisht nga parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë në
    punë.
    Sektori i Koordinimit të
    aktiviteteve të ministrit
  • Këtë vit, festa tradicionale e Ditës së Minatorëve e cila organizohet nga ana e Ministrisë së
    Ekonomisë nuk do të mbahet për shkak të epidemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.
    Ministria e Ekonomisë u uron të gjithë minatorëve shëndet, paqe dhe mirëqenie.