Ministria e Kulturës: Politika serbe po vazhdon nxitje të konfliktit përmes filmit

Ministria për Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës vlerëson se politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve tjera të kulturës, të cilat në kushte normale do të duhet të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.

Marketing

Sipas MKRS-së, “bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest” i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë ‘Shtëpia e Verdhë’ i autores Slagjana Zariq. Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit “Harvest”, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thotë MKRS-ja.

“E trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë. Por, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën”, thuhet tutje në komunikatën e MKRS-së. https://m.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/740075511499180?ref=embed_post&wtsid=rdr_0sIvOn5GDNDTd6MQv