Ministria e Mbrojtjes: Pjesëtarët tanë në Bejrut janë mirë dhe të sigurtë

Ministria e Mbrojtjes shprehë ngushëllime për viktimat nga eksplodimi në Bejrut të Libanit.

Marketing

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë se pjesëtarët e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët gjenden në mision në Kombet e Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë mirë dhe të sigurtë.

Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre pjesëtarë të Armatës, të cilët i kryejnë detyrat e tyre në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.

“Pas lajmit për paqeruajtësit detarë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, anija e të cilëve u godit nga eksplodimi në Bejrut, shprehim ngushëllime për shërim sa më të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet prej ku ata vijnë”, shprehen nga MM.