Ministria e mjedisit mbështet aksionin “Pastrimi gjeneral i fundjavës”

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me Gordana Sofia dhe Hanes Jaetzkl nga ‘Man&Mountain’, Ministria e Mjedisit vazhdon të mbështesë Aksionin më të madh vullnetar për grumbullimin dhe ndarjen e mbetjeve në vendin tonë ‘PASTRIMI GJENERAL I FUNDJAVËS’.

Marketing

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar në zbatimin e politikave për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave. Duke vepruar kështu, zbaton dhe mbështet aktivitetet për pastrimin e deponive ekzistuese dhe parandalimin e krijimit të të rejave në të gjithë territorin e vendit, përfshirë zonat e mbrojtura.

“Këtë aktivitet e kemi mbështetur që nga fillimi gjatë 4 viteve të fundit. Për ne si Ministri dhe si Qeveri është e një rëndësie të madhe ndërgjegjësimi jo vetëm i qytetarëve, por i të gjithë aktorëve – institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të tjerëve, si dhe zhvillimi i shprehive pozitive për trajtimin e mbeturinave që krijojmë, nga mosha e hershme”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

‘Pastrimi gjeneral i fundjavës’ është një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit të mirë të institucioneve në nivel kombëtar dhe vendor me kompanitë vendase dhe të huaja, menaxherët kolektivë të mbeturinave, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, mediat, vullnetarët etj.

Në aksionin pranveror të këtij viti, të gjitha komunat, gjithsej 81, dhe mbi 20 mijë vullnetarë – fëmijë, studentë, pensionistë, punëtorë në ndërmarrjet komunale dhe komuna, përfaqësues nga organizatat joqeveritare, klubet sportive, parqet kombëtare, forcat e armatosura, njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme dhe shumë të tjerë – morën pjesë në pastrimin e më shumë se 400 objekteve në të gjithë vendin.