Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka njoftuar se tanimë ka filluar evakuimin e civilëve nga Sumy në Poltava, duke përfshirë studentë të huaj.
Në një postim në llogarinë e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në Tëitter, i kanë bërë thirrje Rusisë të bie dakord edhe për korridoret tjera humanitare në Ukrainë.
“Sot është rënë dakord për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, përfshirë studentë të huaj, nga Sumy në Poltava. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë angazhimin e saj për armëpushim, të përmbahet nga aktivitetet që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare”, thuhet në këtë postim.