Ministria e shëndetësisë: Akuzat e VMRO-së të pa baza

Ministria e shëndetësisë ka demantuar pretendimet e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Lidhur me akuzat se në Ministrinë e shëndetësisë ka furnizime të dyshimta, dëshirojmë të përkujtojmë VMRO-DPMNE-në për vendimin e prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku thuhet se nuk ka vend për intervenim të prokurorisë në lëndën për furnizime publike në Ministrinë e shëndetësisë. Kjo është dëshmi se nuk ka tenderë të dyshimtë”, thonë nga ministria e shëndetësisë.

Nga kjo ministri njëherit sqarojnë se nuk është shpallur thirrje për furnizim publik për mamografë, por në përputhje me ligjin po realizon dialog teknik me operatorët ekonomik.

Në këtë fazë të procedurës katër operator ekonomik kanë paraqitur komente dhe propozime lidhur me dokumentet e tenderimit dhe të njëjtit po shqyrtohen nga ana e njerëzve profesional.

Por pasi nuk është hapur procedurë ofertuesit nuk mund të paraqesin oferta konkrete, prandaj edhe nuk mund të favorizohet ndonjë operator ekonomik, theksojnë nga ministria e shëndetësisë.

Marketing