Qeveria e Maqedonisëe ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për nevojën për furnizim të dy kamerave termale, pajisje për IPSH Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Feribile dhe pajisje personale mbrojtëse për Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera të përfshira në aktivitetet në lidhje me koronavirusin Kovid-19 dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që ta bëjë furnizimin.
Me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të përgatisë plan për shpërndarje të dezinfektuesve alkoolikë me spektër të gjerë të veprimit mikrobiocid deri te shkollat fillore dhe të mesme.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për problemet shëndetësore të cilat mund të shkaktohen nga mushkonjat si transmetuese të sëmundjeve ngjitëse dhe e pranoi planin aksional për kontrollimin e tyre.
Qeveria iu rekomandon njësiteve të vetëqeverisje lokale që në vazhdimësi dhe plotësisht t’i zbatojnë masat nga plani aksional të cilët parashohin dezinfektim larvik në gjashtë raste, dezinfektim tokësor ( i mushkonjave të mëdha) që duhet të bëhet në pesë raste, si dhe masa për informim të vazhdueshëm dhe edukim të popullatës në njësitë e vetëqeverisjes lokale.