Ministria e Shëndetësisë pranon pacientët me Fibrozë Cistike

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar për bisedë përfaqësues të shoqatës me Fibrozë Cistike, pasi të njejtit janë deklaruar se institucionet Shëndetësore i kanë harruar ata, gjegjësit nuk kanë bërë prokurimin e ilaçit “trikafta”. Nga MSH thonë se është formuar grup i cili në mënyë direkte po diskuton për ilaçin, informon Klan M.

Marketing

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë pritur për bisedë përfaqësues të Shoqatës së Fibrozës Cistike, pacientë me fibrozë cistike dhe prindër të fëmijëve me fibrozë cistike. Qëllimi i këtij diskutimi ishte njohja me procesin me të cilin Ministria e Shëndetësisë ka punuar në mënyrë aktive, për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për këta pacientë. Për këtë qëllim është angazhuar edhe një grup punues, i cili është duke punuar për rastin tashmë që prej dy javësh. Përfaqësues nga shoqata do të ftohen gjithashtu në një takim me grupin e punës, për t’u përfshirë drejtpërdrejt dhe për t’u njohur me sfidat dhe hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje për këtë kategori vulnerab”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.