Gjatë dy ditëve në vijim duhet të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në ambient të hapur, posaçërisht të fëmijëve, të sëmurëve kronikë, të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, me diabet, të atyre që kanë përjetuar sulm në tru dhe të gjithë atyre të cilët angazhimin profesional e kryejnë në vende të hapura.
Këto rekomandime për masa preventive nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë vijnë për shkak të ndotjes së ajrit, pasi koncentrimi i grimcave PM10 në ajër është mbi 100 mikrogram në metër kub.
“Nëse koncentrimi i grimcave PM10 kalon mbi 200 mikrogram në metër kub, atëherë ne do të dalim me masa mbrojtëse në heqjen e lirimit të obligimeve të punës së grave shtatzëna, personave mbi 60 vjeç, personave me sëmundje kronike, sidomos ata me mushkëritë e bardha, astmë, personat të cilët i kanë mbijetuar sulmit në zemër, ose sulmit në tru, pa dallim moshës, do të vijë në konsideratë riorganizimi i orarit të punës”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se qytetarët duhet të përmirësojnë imunitetin në mënyrë që organizmi të mund të luftojë më lehtë infeksionet që zhvillohen për shkak të ajrit të ndotur.
“Efektet janë në shëndet, para së gjithash në sistemin respirator, me rëndësi është mbrojtja e sistemit respirator, astmatikët në çdo moshë duhet të jenë nën vëzhgim, sulmet e shpeshta asimetrike në këto kushte janë të zakonshme, prandaj është e nevojshme shmangia e tubimeve masive në kushtet e ndotjes së ajrit”,- theksoi Dragan Gjorqiev nga Instituti për Shëndet Publik.
Apelet nga Instituti i Shëndetit Publik janë që qytetarët duhet të hanë ushqim i cili përmban antioksidante, perime dhe fruta, ndërsa të sëmurët kronikë rregullisht duhet ta marrin terapinë e përshkruar.
Rreth 50 mijë të sëmurë kronikë do të marrin maska për mbrojtje nga ajri i ndotur. Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë ndër dhjetë qytetet më të ndotura në Europë, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.