Ministria e Shëndetësisë: Sead Koçani nuk ka indikacione për trajtim spitalor

I dënuari në rastin “Trust”, Sead Koçan, nuk ka indikacione për trajtim spitalor, informon për MIA-n Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“Me kërkesë të Gjykatës Penale, ne inicuam dhe Komisioni e revidoi dokumentacionin mjekësor të spitalit privat për pacientin. Nga ekspertiza në dokumentacionin mjekësor ishte konfirmuar se pacienti nuk ka indikacione absolute për trajtim spitalor”, thonë nga Ministria.

Mbrëmë vonë Koçan ishte dërguar në burgun “Idrizovë” pasi paraprakisht, Gjykata ia hodhi poshtë si të palejuar kërkesën për anulimin e dënimit me burg.