Ministrja e Energjеtikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Znj. Sanja Bozhinovska, merr pjesë në hapjen e edicionit të tretë të ESG Adria Summit 2025, i cili po mbahet në Porto Montnegro, Tivat , Malit të Zi. Samiti u hap zyrtarisht nga presidenti malazez Jakov Milatoviq në prani të kryeministrit Milojko Spajiq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
ESG Adria Summit është platforma më e madhe rajonale e dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe politikave ESG (Environmental, Social, Governance). Këtë vit, samiti mbledh së bashku më shumë se 700 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, udhëheqës biznesi, institucione financiare dhe organizata ndërkombëtare.
Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në disa panele dhe diskutime kushtuar tranzicionit energjetik dhe financimit të qëndrueshëm, në mënyrë që të ndajë përvojat dhe përpjekjet e vendit tonë në këto fusha.
Ministrja Bozhinovska do të jetë folëse në disa seanca të rëndësishme:
• High-Level Panel: Mobilizimi i kapitalit për projekte të gjelbra – ku do të diskutojë strategjitë për tërheqjen e kapitalit për projekte të gjelbra në rajon.
• Auksionet e energjisë si katalizatorë për vendosjen e burimeve të rinovueshm të energjisë në Ballkanin Perëndimor – një panel i organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), u fokusua në rolin e auksioneve të energjisë në përshpejtimin e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
• Integrimi i Tregut të Energjisë Elektrike dhe CBAM – Preparing Utilities for the Future (Side Event) – një ngjarje e organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ku ministrja do të mbajë një prezantim 15-minutësh së bashku me ministrin Admir Sahmanoviq.
Përveç pjesëmarrjes në këto panele, ministrja Bozhinovska do të zhvillojë disa takime bilaterale në margjinat e samitit me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.