Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna.
Reagimi i kryediplomates gjermane, vjen pas sulmit terrorist të së dieles mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.
Ajo tha se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën, ka shkruar ajo në Twitter.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna.
Nach dem Angriff auf die Polizei in #Kosovo muss sich jeder seiner Rolle für Frieden bewusst sein. In der angespannten Lage auf dem Westbalkan misst sich Verantwortung daran, was man für #Deeskalation tut. Gerade auch Serbien muss unzweideutig zum Gewaltverzicht aufrufen.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) September 26, 2023