Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, sot do të jetë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.

Ministrja Joly, gjatë qëndrimit në Shkup do të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.